Al-Khelaifi: Mbrëmje magjike, t’i shkojmë deri në fund Championsit

PSG fitoi 1-4 në Spanjë përballë Barcelonës, rezultat që i siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Raund ku do të sfidojë gjermanët e Borussias së Dortmundit, me të cilët ekipi i Luis Enriques u ndesh edhe në fazën e grupeve.

Francezët fituan 2-0 në “Parc des Princes”, ndërkohë që dueli i luajtur në “Signal Iduna Park” përfundoi në barazim 1-1.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e shijoi në maksimum përmbysjen e djemve të tij dhe kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të kontinentit të vjetër.

Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment.

Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur.

Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës.

E kam kritikuar shumë skuadrën, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, u shpreh kreu i kampionëve të Francës.