Kombëtarja U-17/ Kuqezinjtë e Shkëmbit mbyllin përgatitjet, gati për miqësoren ndaj Sllovenisë

Shqipëria U17 zhvilloi paraditen e sotme në Udine të Italisë seancën e fundit stërvitore, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Sllovenisë U17.

Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se grupi është në gjendje të mirë.

Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në sfidën miqësore.

Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi skuadra u stërvit për rreth një orë.

Seanca e fundit nuk pati shumë ngarkesa fizike, me stafin teknik që e fokusoi më shumë stërvitjen në ushtrimet me topin dhe situata të ndryshme loje.

Takimi miqësor i Shqipërisë U17 ndaj Sllovenisë U17, do të luhet nesër (e enjte), duke nisur prej orës 11:00, në Ajdovscina, Slloveni.