“Ishte i kuq”, sinqeriteti i portierit të Barcelonës, Ter Stegen kundër Xavit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2024, 16:15
“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën”, thekson Marc-Andre ter Stegen pas humbjes 1-4 me PSG-në dhe eliminimit nga Championsi.
Portieri i Barcelonës mendon ndryshe nga trajneri Xavi.
Ky i fundit u shpreh se kartoni i kuq për Araujon ishte i padrejtë, ndërkohë që “gardiani” gjerman shfaqet i sinqertë në lidhje me episodin.
“Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin, por nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq.
Gjithçka ndryshoi prej atij momenti.
Por qëndron i kuqi…
Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi 31-vjeçari.
