Ndeshja ndaj Dinamos, Partizani nxjerr në shitje biletat e derbit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2024, 18:32
Partizani do të luajë në shtëpi përballë Dinamos ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” më 20 prill, do të startojë në orën 18:00.
Disa ditë para kësaj sfide, klubi i kuq ka nxjerrë biletat në shitje.
Çmimet e biletave të derbit fillojnë nga 300 lekë deri në 3000 lekë që kushton tribuna VIP.
Lajmin për nxjerrjen në shitje të biletave të derbit e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit me anë të një postimi në faqen zyrtare
