Basha takon Dibranin: Zë i fuqishëm për shqiptarët në PE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2024, 10:11
Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Adnan Dibranin, deputet shqiptar në Parlamentin e Suedisë.
Basha vlerësoi se Dibrani ndihmoi fort në triumfin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
“Dje ishte një tjetër shembull se si kur shqiptarët bëhen bashkë fitojnë çdo betejë. Me mbështetjen dhe votat e shqiptarëve të Suedisë, Adnani do të jetë një zë i fuqishëm për shqiptarët në Parlamentin Europian”, tha Basha.
