Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Xhixho: Arritje historike, shpërblim për sakrificat e popullit

Nënkryearja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se votimi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE është një arritje historike.

Postimi i Xhixhos:

KRENARE PËR RRUGËTIMIN E KOSOVËS DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILLIN E EUROPËS!

Arritje historike, shpërblim për sakrificat dhe gjakun e derdhur të një populli të martirizuar për realizimin e ëndrrës europiane.

Kosova europiane, realiteti më i bukur i rajonit tonë, dëshmi e vetëdijes tonë kombëtare që integrimin në familjen europiane e ka pasur gjithnjë prioritetin kryesor!

Urime Kosovë