Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Begaj: Pritet vetëm hapi final në maj

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Në një postim në rrjetet sociale Begaj tha se “falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”.

“Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, theksoi Begaj.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi sot pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Pro votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.