Zjarri ''ndez'' Bardhin e Ballën/ Prezantohen kompetencat e prefektit, koordinon për emergjencat
Në komisionin e ligjeve, Taulant Balla ka prezantuar kompetencat e reja të prefektit, mes tyre dhe koordinimi me bashkitë e qarkut.
‘’Koordinim në nivel qarku i veprimeve në terren i njësive të forcave të armatosura bazuar dhe në planin kombëtar të emergjencave civile është një vlerë dhe një përgjegjësi e rëndësishme e detyrave me karakter civil që ka prefekti’’, tha Balla.
Opozita shfrytëzoi zjarrin në Lushnje në 25 dhjetor për të akuzuar mungesë bashkëpunimi.
‘’Se sa mirë e ka bërë punën prefekti dhe qeveria, qytetarët e kanë parë.
Jo më larg se muaji përpara u rrezikua jetë për dy ditë në Lushnje’’, tha Bardhi.
Për të njëjtën ngjarje Balla ndau mendim të ndryshëm.
‘’Padyshim që mund të them se ishte një nga rastet më të mirë.
Forcat Renea ndërhynë në 7 banesa të mbyllura’’, tha Balla.
Nuk munguan as ironitë.
''Kur ishte ti u fik zjarri kur ike ti u ndez prap'', tha Bardhi.
’’Ti fle gjumë heret se te ka ngel nga Luli’’, tha Balla.
Duke u nisur nga incidenti i Lushnjes, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se po përgatisin një projektligj për emergjencat e zjarreve ku kërkoi që gjatë diskutimit, opozita të japë idetë e tyre.
