Rënia në peshë përmes ndërhyrjes kirurgjikale në stomak, mjeku Mustafaj zbulon moshat dhe kriteret

Për hir të dietës dhe dobësimit ndërhyrjet kirurgjikale në zvogëlimin e organeve tretëse duket se po kthehen në trend edhe në Shqipëri.

Deri para pak vitesh, operacioni për rënien në peshë ishte diçka e re dhe pak dihej mbi efektet afatgjata të operacionit që zvogëlon organet e tretjes së ushqimit.

Për të kuptuar më shumë mbi këto ndërhyrje në studion e lajmeve në “Ora Neëws”, kirurgu Fabjan Mustafaj foli mbi mundësitë nëse njerëzit mund të ruajnë rënien në peshë pas operacionit dhe nëse rreziqet për goditje në zemër dhe diabetin mbeten të vogla pas ndërhyrjes kirurgjikale.

“Po të futemi tek kirurgjia gastrike më të shpeshta janë rastet e heqjes së një pjese të stomakut duke lënë rreth 25-30 për qind të stomakut, dhe në këtë mënyrë ulet vëllimi i stomakut, ulet ndjesia e urisë dhe ndodh ngopja e shpejtë.

Kjo lloj kirurgjie është e 20 viteve të fundit dhe e cila është shpeshtuar shumë. Sepse edhe obeziteti është bërë një problem i madh në të gjithë botën.

Të mos harrojmë se obeziteti është shkaktar i shumë sëmundjeve, dhe kjo lloj kirurgjie është një lloj mënyre për t’u kuruar”, u shpreh ndër të tjera mjeku Mustafaj.

Ai zbuloi gjithashtu moshat dhe disa nga kriteret që duhet të përmbushin personat që dëshirojnë të kryejnë operacion për zvogëlimin e stomakut, me qëllim humbjen e peshës.

“Për të bërë këtë lloj operacioni fillohet që në moshën 30-vjeç, mosha 25-30-vjeç. Të mos harrojmë obezitetin te adoleshentët. Te adoleshentët nuk duhet ndërhyrë, pasi për ta ka mënyra të tjera për të luftuar obezitetin.

Zakonisht mosha 24-25 vjeç e sipër bëhen operacionet për zvogëlimin e stomakut. Një ndër faktorët më të rëndësishëm për ta bërë këtë lloj kirurgjie, është të ketë edhe një sëmundje bashkëshoqëruese. Moshat e reja në përgjithësi nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Mosha e vjetër është një faktor risku shumë i madh, që nuk para i bëjmë. Ne bëjmë edhe operacione të stomakut, heqje të plotë të stomakut për sëmundjet malinje te pacientët 80-vjeçar.

Pra nga ana kirurgjikale, pavarësisht risqeve, ky është operacion më i thjeshtë se heqja e plotë të stomakut. Sigurisht që nuk vjen një 80-vjeçar për të bërë këtë lloj operacioni”, tha kirurgu Fabjan Mustafaj.

ÇFARË DUHET TË DINI?

Para se t’i nënshtroheni një operacioni by pass gastrik, së pari duhet të “kualifikoheni”për operacionin dhe të kuptoni rreziqet dhe përfitimet e kësaj ndërhyrje kirurgjikale. Adultët e pranueshëm për këtë operacion janë zakonisht më shumë se 45 kg mbi peshë ose kanë një indeks të masës trupore (BMI) mbi 35.

Por gjithashtu mund të kualifikoheni nëse BMI juaj është midis 30 dhe 35, shëndeti juaj është në rrezik për shkak të peshës tuaj dhe ndryshimi i stilit te jetesës nuk ka çuar në uljen e peshës trupore, sipas Shoqatës Amerikane për Kirurgjinë Metabolike.(ASMBS).

Për të qenë një kandidat i mundshëm, duhet të jeni gjithashtu gati të ri-mësoni zakonet tuaja ushqimore. Një regjim i ri ushqimor mund të ndihmojë në sigurimin që operacioni ka efekte pozitive dhe që zgjasin për një kohë të gjatë.

Prandaj duhet ndjekur një regjim ushqimor korrekt  para dhe pas operacionit. Regjimi ushqimor  para operacionit ka për qëllim zvogëlimin e sasisë së dhjamit brenda dhe rreth mëlçisë tuaj (steatozen hepatike). Kjo zvogëlon rrezikun e komplikimeve gjatë operacionit.

Pas operacionit, mjeku juaj nutricionist do të përshtatë udhëzimet e përgjithshme dhe një regjim ushqimor të personalizuar. Regjimi ushqimor pas operacionit zakonisht përbëhet nga disa faza.

Regjimi ushqimor para operacionit

Humbja e peshës para operacionit ndihmon në zvogëlimin e sasisë së dhjamit brenda dhe rreth mëlçisë dhe në zonën e barkut. Kjo mund t’ju lejojë të bëni një laparoskopi(opracion te mbyllur) sesa një operacion të hapur. Kirurgjia laparoskopike është më pak invazive, kërkon shumë më pak kohë shërimi dhe është më e lehtë për trupin tuaj.

Humbja e peshës para operacionit jo vetëm që ju mban më të  sigurt gjatë procedurës, por, gjithashtu, ndihmon në trajnimin tuaj për një mënyrë të re të ngrënies.

Hartimi i regjimit ushqimor duhet të bëhet nga një nutricionist dhe te fillojë sa më shpejt, sepse nëse humbja e mjaftueshme e peshës nuk ndodh, procedura mund të shtyhet ose anulohet.

Udhëzimet kryesore:

- Eliminoni ose zvogëloni marrjen e yndyrave të ngopura, duke përfshirë produktet e qumështit të plotë, mishin me yndyrë dhe ushqimet e skuqura.

- Eliminoni ose zvogëloni marrjen tuaj të ushqimeve që  përmbajnë shumë karbohidrate, të tilla si ëmbëlsira me sheqer, makarona, patate, bukë dhe nënprodukte të bukës.

- Eliminoni pijet me sheqer të lartë, të tilla si lëng dhe soda.

- Kontrolloni pjesën e ushtrimeve.

- Shmangni ngrënien e tepërt.

- Mos pini cigare dhe pije alkoolike

- Shmangni substancat që nuk rekomandohen nga mjeku juaj.

- Mos pini pije me vaktet tuaja.

- Merrni një multivitaminë ditore.

Çfarë duhet të konsumoni?

Dieta pre-op kryesisht përbëhet nga ushqime me shumë proteina dhe me kalori të ulëta që treten lehtë.

Proteina ndihmon në forcimin dhe mbrojtjen e indeve muskulore. Kjo mund të ndihmojë trupin tuaj të djegë dhjamin në vend të muskujve për“karburant”.

Proteina, gjithashtu, ndihmon në mbajtjen e trupit tuaj të fortë, gjë që mund të përshpejtojë shërimin.

Ndërsa afrohet data e operacionit tuaj, mund t’ju duhet të ndiqni një dietë kryesisht të lëngshme ose vetëm të lëngshme duke integruar vetëm lëndë të ngurta si: peshk, drithëra ose vezë jo të ziera plotësisht.

Regjimi pas operacionit

Regjimi pas operacionit  përbëhet nga disa faza. Sa zgjat secila faze dhe çfarë mund të hani dhe pini duhet te përcaktohet nga mjeku juaj nutricionist.

Të gjitha fazat theksojnë rëndësinë e kontrollit e sasisë së ushqimit. Ky zakon do t’ju ndihmojë të vazhdoni të humbni peshë dhe t’ju përgatisë për mënyrën se si do të ushqeheni për pjesën tjetër të jetës tuaj.

Faza 1: ushqime të lëngshme

Gjatë fazës së parë, ushqyerja juaj duhet të bëhet në mënyrë të tille që të ndihmojë trupin të shërohet nga operacioni dhe të  shmangen ndërlikimet post operacioni.

Ditët e para, lejohet të pihen disa litra ujë në mënyrë që stomaku mos të sforcohet nga marrja e ushqimit.

Më pas mund të merren lëngje të tilla si:

- kafe dhe çaj pa kafeinë

- qumësht i skremuar

- supë e hollë dhe lëng perimesh

- lëngje pa ëmbëlsues

- xhelatinë pa sheqer

Faza 2: regjim me ushqime me pak të lëngshme

Kjo fazë përbëhet nga ushqime që kanë një qëndrueshmëri të trashë, si puding (kremoze).

Erëzat pikante mund të irritojnë stomakun, prandaj shmangni këto plotësisht ose provojini një nga një. Shmangni frutat dhe perimet që kanë shumë fara, të tilla si luleshtrydhe ose kivi.

Gjithashtu, duhet të qëndroni larg ushqimeve me shumë fibra, të tilla si: brokoli dhe lulelakra.

Në vend të këtyre, zgjidhni ushqime si:

Fruta: mollë, banane, pjeshkë, kajsi, dardhë, ananas, pjepër;

Perime: Spinaq, karota, kungull, bishtajore;

Proteina: Kos, djathë dhie, rikota, mish i kuq, mish pule, mish gjel deti, mish peshku i bardhë, vezë

Sidoqoftë, në këtë fazë, është e rëndësishme të mos konsumohen lëngje gjatë vakteve.

Faza 3: Dieta me ushqime të buta

Faza e tretë fillon kur nutricionisti juaj vendos që duhet te kaloni ne konsumin e ushqimeve te buta si:

- vezë jo shumë të ziera

- mish i bluar

- peshk i bardhë i pjekur ose i zier me avull

- fruta të konservuara, të tilla si pjeshkë ose dardhë

Është e rëndësishme të konsumoni nga pak dhe në porcione të vogla.

Faza 4: Stabilizimi

Faza e katërt e dietës së by pass-it gastrik përfshin rifutjen e ushqimit të ngurtë. Zakonisht fillon rreth 2 muaj pas operacionit.

Për shkak se stomaku juaj është shumë më i vogël, do t’ju duhet ende ta copëtoni ose ta bluani ushqimin tuaj ngadalë në kafshime të vogla. Pjesë të mëdha të ushqimit mund të shkaktojnë një bllokim, i cili mund të çojë në dhimbje, të përziera dhe të vjella.

Futni ngadalë ushqime të reja. Në atë mënyrë, ju mund të përcaktoni më së miri se cilat mund të tolerojë stomaku juaj dhe cilat duhet të shmangni. Eliminoni çdo ushqim që shkakton shqetësim në stomak, të vjella ose të përziera.

Ushqimet dhe pijet për të shmangur në fazën e katërt

Disa ushqime dhe pije nuk duhet te konsumohen ende , të tilla si ato që janë të vështira për t’u tretur. Kjo përfshin:

- perime me fije ose me fije, të tilla si bishtajat e bizeleve;

- kokoshka

- misër në kalli

- pije të gazuara, të tilla si sode

- mish i fortë

- ushqime të skuqura

- ushqime krokante, të tilla si: granola, fara dhe fruta të thata

- bukë dhe produkte të bukës

Rreth 4 muaj pas operacionit, mund të jeni në gjendje të rifilloni të hani normalisht.

Sidoqoftë, kontrolli i racioneve është ende i rëndësishëm. Sigurohuni që dieta juaj të përbëhet kryesisht nga fruta, perime, proteina dhe karbohidrate të shëndetshme. Shmangni ushqimet e pashëndetshme që përmbajnë shumë yndyrna, karbohidrate dhe kalori.

Të ushqehesh mirë do të thotë që mund të shijosh shëndet të vazhdueshëm pa rënë në peshë.