Tafani: Nuk duhet të merreshin persona pa certifikatë sigurie në TIMS, shpërdorim detyre nga Rrumbullaku

Në “Drejt” nga Luan Rama, analisti Endri Tafani tha se nuk duhet të merreshin në punë persona pa certifikatë sigurie në sistemin TIMS.

Tafani: Një person tjetër që duhet të kishte certifikatë sigurie, është emëruar pa certifikatë sigurie, pra nuk është vetëm një person. Prandaj nuk duhet të fillonin punë pa marrë këto certifikata. Duhet hetuar se kush po i merrte përsipër këto të dhëna dhe ky është shpërdorimi i detyrës nga ana e drejtuesit të Policisë së Shtetit.