Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, Prokuroria nis mbledhjen e dëshmive të stafit teknik dhe personave përgjegjës
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 16 Prill 2024, 10:01
Prokuroria e Tiranës ka nisur me marrjen në pyetje të stafit teknik dhe personave përgjegjës për zjarrin në urgjencën e spitalit qendror QSUT.
Burimet i thanë “Ora News” se paralelisht është urdhëruar kryerja e një riaktekspertimi për shkaqet e zjarrit.
Kjo procedure do të kryhet për mënyrën se si janë kryer punimet gjatë ndërtimit të spitalit.
Po ashtu, më herët kjo prokurori ka sekuestruar tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT-së.
Referuar shkaqeve të para në raport shkruhet se zjarri ka rënën në katin minus 1 nga bateritë e ambulancave.

