Vjedhja e TIMS/ Hoxha: Është sekuestruar telefoni i Ervin Muçës, hetimi të shkojë tek porositësi real

Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, avokati Arbër Hoxha u shpreh se është sekuestruar edhe telefoni i Ervin Muçës, dhe mund të shkohet tek porositësi real. 

Hoxha: Duhet parë se çfarë kanë mundur të eksportojnë në këto disqe të jashtëm. Unë e di që është sekuestruar edhe telefoni i Muçës, dhe mund të shkohet tek porositësi real. Çdo gjë tjetër është një supozim dhe aludim.

Nëse do të presim këto akte ekspertimesh dhe aty do të dalë porositësi real i këtij operacioni të madh, sepse nuk është back up pasi drejtori nuk futet si hajdutet në institucionin e tij. I gjithë operacioni ka lënë gjurmë dhe duhet pritur hetimi.