Komisioni i Sigurisë shqyrton ndryshimin e ligjit, rregulla të reja edhe për gatishmërinë e rezervistëve
Shqipëria po shqyrton mundësinë e kthimit të shërbimit të detyrueshëm në ushtri.
Kjo pritet të jetë një nga masat e thirrjes së bërë prej aleancës mbi rritjen e kapaciteteve të forcave të armatosura.
Rishikimi i ligjit është konfirmuar në diskutimin e zhvilluar në Komisionin e Sigurisë.
‘’Të kemi një brez të përgatitur, ata që do të ngelin, qoftë edhe me pagesë’’, tha Dogjani.
''Patjeter qe do ta rishikojme edhe ligjin akual për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.’’
Rregullat për rikthimin nën armë po shihen edhe për rezervistët.
Nuk munguan as debatet gjatë mbledhjes.
Ishte deputeti opozitar Ferdinand Xhaferri i cili krahasoi karrierat e forcave të armatosura me drejtorët e arrestuar të bashkisë së Tiranës, ajo ç’ka shkaktoi ngritje të toneve gjatë Komisionit.
’’Sesi mund të bëhet karrierë në Shqipëri, të shikojë bashkinë e Tiranës.
Ku dy drejtorë pa asnjë CV na prodhuan rastin unikal të korrupsionit’’, tha Xhaferri.
Me votat pro të anëtarëve të Komisionit të Sigurisë tashmë ndryshimi i ligjit për Forcat e Armatosura që parashikon shtyrjen e shërbimit aktiv të ushtarëve nga 27 në 30 vjec, do të dërgohet për votim në parlament.
