Siguria rrugore, orë edukative me nxënësit në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2024, 14:38
Siguria rrugore është kthyer në orë edukative me nxënësit e shkollave në qytetin e Vlorës.
Këto orë edukative me nxënësit synojnë të zhvillojë tek ta njohuritë për sigurinë rrugore, por edhe aftësitë praktike.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga këndet e lëvizshme për të stimuluar situata, për t’i edukuar dhe aftësuar nxënësit për sigurinë rrugore nga specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Në orët edukative që po zhvillohen prej pak vitesh në qytete të ndryshme të vendit fëmijët mësojnë duke luajtur e vizatuar elementët e rrugës e sinjalistikat me qëllim përvetësimin e tyre sa më të mirë.

