10 ditë më parë doli nga burgu, 56-vjeçari gjendet i varur me litar nga familjarët në Bulqizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2024, 11:00
Një 56-vjeçar është gjetur i varur me litar pranë banesës së tij në fshatin Topojan të njësisë administrative Shupenzë.
Burime bëjnë me dije se viktima është gjetur nga familjarët.
Nuk dihen shkaqet që çuan 56-vjeçarin në aktin ekstrem. Ndërkaq mësohet se viktima ishte liruar nga burgu para 10 ditësh.
