Goditja e grupit kriminal në fushën e migracionit, Balla: 26 në pranga, mbi 1 mln euro të sekuestruara

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përshëndet punën e zhvilluar nga institucionet ligjzbatuese për goditjen e grupit kriminal në fushën e migracionit.

Balla përmes rrjeteve sociale, duke ndarë pamje nga operacioni i zhvilluar nga Policia bën të ditur se janë arrestuar 26 persona dhe mes tyre 4 punonjës policie.

“Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe prokurorëve të SPAK, falë hetimit profesional të të cilëve është goditur një rrjet ndërkombëtar trafikimi”, nis postimin e tij Balla.

“Janë 26 persona të arrestuar, mes tyre edhe 4 punonjës policie; mbi 1 milion euro (cash) armë zjarri, 13 automjete dhe sasi lëndë narkotike”, përfundon Balla.