Italia me 5 skuadra në Champions League për sezonin e ardhshëm, mjafton vetëm që …

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse.

Madje, javën e ardhshme në ndeshjet e kthimit të Champions League, Europa League dhe Conference League, mund të zyrtarizohet edhe pjesëmarrja e pesë skuadrave italiane në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.

Për këtë mjafton një kombinim nga i cili Atalanta të eliminojë Liverpoolin në Europa League si dhe Fiorentina të kalojë Plzen në Conference League.

Ndeshja e parë e vjollcëve në transfertë përfundoi me shifrat 0-0 dhe në Firence, italianët do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej.

Kështu, me kualifikimin e Atalantës dhe Fiorentinës, Italia do të kishte zyrtarisht pesë skuadra në Champions Leaguen e sezonit të ardhshëm.