Leverkusen pranë fitimit të titullit me asnjë humbje, do të jetë rekord në Gjermani

Bayer Leverkusen deri më tani kanë fituar 24 ndeshje dhe kanë barazuar 4 të tjera në 28 ndeshje të Bundesligës, ku mund të kurorëzohen kampionë ditën e nesërme.

Në Europë Milani i Sacchi (1991/92) dhe Ajax i Van Gaal (1994/95) i mbyllën sezonet të pamposhtur në ligat vendase. Arsenali i sezonit 2003-2004, “The Invincibles” gjithashtu, dhe Union Saint-Gilloise u shpallën kampionë të pamposhtur në vitet 1993 dhe 1995. Në shekullin e 21-të, shembulli “më i madh” është ai i Juventusit (sezoni 2011/12), me Pirlon.

Në Spanjë Real Madridi dhe Athletic Bilbao e kanë fituar kampionatin pa humbje, por në formatin me 18 ekipe, pasi me 20 askush s’ka mundur ta arrijë një gjë të tillë në Spanjë

Nëse Leverkuseni arrin ta mbyllë sezonin pa asnjë humbje në Bundesligë, do të ishte skuadra e parë në historinë e futbollit gjerman që e arrin këtë rekord.