Agron Shehaj: Si tentoi grupi i Lulzim Bashës të mbronte mandatin e ish-ministres. Olta Xhaçka ka vjedhur!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2024, 13:18
Deputeti i pavarur Agron Shehaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se grupi i Lulzim Bashës pak kohë më parë tentoi që të mbronte në Kuvend mandatin e ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Madje ai tha se Xhaçka ka vjedhur.
“Grupi i atëhershmes i Lulzim Bashës bëri një kërkesë për ta rikthyer këtë çështje në Kuvend. Kjo është bërë me qëllim, për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin. E shpëtuat një herë”, tha ai.