Realizohet me sukses ndërhyrja në zemër me teknikën mini invazive në spitalin Hygeia

Një ndërhyrje delikate në zemër, zëvendësim i valvolës së aortës me teknikën mini invazive u realizua në shërbimin e kardiologjisë të spitalit Hygeia.

Operacioni u krye me sukses nga mjeku kardiokirurg Andi Kacani i cili ka një përvojë të gjatë dhe te suksesshmene ne kete fushe.

‘’Pacienti në fjalë është 55 vjeç.

I paraqitur nga spitali i Kosovës.

Pacienti shfaqi shenja të shprehura të dëmtimit të valvulës të aortës, për të cilin pacienit iu nënshtrua zëvëndësimit të valvulës së aortës me një protezë mekanikë për të patur një përfitmit sa më të shpejtë.

U hap vetëm një pjesë e vogël e gjoksit.

Nesër mendojmë se pacienti mund të dalë nga spitali''.              

Nderkohe 55 vjecari pacienti nga Kosova qe iu nenshtrua operacionit shprehet se ndihet mire dhe i surprizuar nga profesionalizmi dhe gadishmeria e stafit te Spitalit Hygeia.

‘’Ndihem shumë mirë, faleminderit doktorit dhe stafit’’.

Stafi i mjekëve kardiologë ofrojnë shërbim të kualifikuar, cilësor dhe profesional, 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit, prandaj kujdesuni per shendetin e zemres,,

Kontaktoni me mjeket profesioniste te Spitalit Hygeia ne numrin: 04 23 90 000