RRUGËT QË MARRIN JETË/ Tre viktima në 24 orë nga aksidentet

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur në 3 aksidente të ndryshme në më pak se 24 orë.

Në aksin rrugor Divjakë-Çermë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, mjeti tip furgon me targa “Aa 893hc” ka përplasur një motoçikletë e si pasojë drejtuesi i kësaj të fundit la ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 25-vjeçari Gezim Allpici, ndërsa vetë drejtuesi i furgonit 21-vjeçarit Ismail Osmani në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë, 21 vjeç.

Bëhet e ditur se pas përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga duke shkatërruar edhe një shtyllë elektrike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara, si edhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Ndërkohë pasditen e së mërkurës, Dy persona humbën jetën pasi ky zetor me të cilin po udhëtonin përfundoi i përmbysur në këtë kanal në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit!

Viktimat janë 60-vjeçari Ismajl Ismaili, banor i zonës që prej vitesh merrej me bujqësi, dhe Gjin Muhaj 21-vjeç, nga Rrësheni që punonte për të.

Mbeten të paqarta rrethanat se si 60-vjeçari humbi kontrollin e mjetit që e zuri poshtë bashkë me punëtorin e ri në mes të kanalit me ujë!

Në Tiranë, një person i cili lëvizte me motor ka mbetur i plagosur pasi ka goditur nga pas një automjet.

Mësohet se ai ka marrë dëmtimet të mëdha në kokë, pasi nuk ishte i pajisur me skafandër.