Khalil Gibran për gruan dhe burrin dhe... hyjninë e dashurisë
I mjerë është ai mashkull që dashuron një femër, e merr për grua, derdh tek këmbët e saj djersën e lëkurës, gjakun e trupit dhe jetën e zemrës. Që vendos në duart e saj frutin e rraskapitjes dhe të ardhurat e zellit të tij; vetëm për të kuptuar një ditë që zemra të cilën ai ishte munduar të blej me kaq mund e përkushtim, i është dhënë falas dikujt tjetër për hir të kënaqësisë së sekreteve të saj të fshehura dhe më të thellës dashuri.
E mjerë është ajo femër që zgjohet prej ëndrrave me sy hapur dhe ngutjes së rinisë, vetëm për të gjetur veten në shtëpinë e një burri, i cili e mbulon me ar e argjend, me dhurata të çmuara, me argëtime luksoze, por që nuk është i aftë t’i kënaq shpirtin me verën e parajsës, të cilën Zoti e derdh prej syve të mashkullit tek zemra e femrës.
Qëndroni pranë njëri-tjetrit, por jo shumë afër, rrini ashtu si kolonat mbajtëse të tempullit që ruajnë të njëjtën largësi, si qiparisi dhe selvia, të cilat e kanë të pamundur të rriten nën hijen e njëra-tjetrës.
Kontrolli absolut mbi njëri-tjetrin nuk është i mundur, për më tepër, i dëshiruar dhe është gjithnjë shkatërrues. Një nga mitet më të mëdha për dashurinë e vërtetë që jeta e një burri dhe e një gruaje të lidhen përgjithmonë, të ecin mbi të njëjtën rrugë, drejt të njëjtave qëllime dhe interesash. Dhe se çdo çast ndarje për ta të jetë i pranueshëm. Edhe po të qe e menduar kjo, do të ishte tepër e trishtueshme...
