Gjirokastër, ndërhyrje emergjente në banesën e lagjes “Palorto”

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër përfunduan punën për restaurimin e sprethit të banesës Polo Zoica, Monument Kulture i kategorisë së parë. Banesa gjendet në lagjen “Palorto”.

Banesa paraqet një kompozim planimetrik të ndryshëm nga skemat e zakonshme. Shkaku është trualli relativisht i ngushtë dhe respektimi i gjerësisë së rrugës, me të cilën kufizohet faqja e djathtë e banesës.

Gjirokastër, ndërhyrje emergjente në banesën e lagjes

Ndërhyrja që DRTK Gjirokatër ndërmori në këtë objekt, ishte emergjente pasi rrezikonte kalimtarët.

Gjirokastër, ndërhyrje emergjente në banesën e lagjes

Lagjja “Palorto” mund të konsiderohet si një nga lagjet më të rëndësishme të qytetit pasi në të ndodhet Muzeu Etnografik dhe Banesa Kadare, e kthyer gjithashtu në muze.

Gjithashtu përshtatja e shumë prej shtëpive karakteristike, në bujtina familjare ku mikpriten turistë vendas e të huaj, i jep kësaj lagjeje një rëndësi të madhe për turizmin në Gjirokastër.