Restaurohet ikona “Krishti” me autor Çetirët
Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorise Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, ka përfunduar ndërhyrja restauruese në ikonën “Krishti” me autor Çetirët.
Ikona është marrë nga kisha e Shën Kollit në fshatin Toshkëz të rrethit të Lushnjës.
Ndërhyrjet e kryera mbi ikonë konsistojnë në konsolidimin e grundit dhe pelikulit, dezinfektimin e ikonës, pastrimin e vernikut të degraduar dhe vendosjen e vernikut për mbrojtjen e pikturës.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore është në fokus të punës së përditshme në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Beratit.
Kjo drejtori sjell herë pas here momente pune gjatë trajtimit të ikonave si dhe imazhet e veprave që tashmë kanë përfunduar restaurimin dhe i ofrohen publikut artdashës.

