Nga kinema në “kënd lojërash”/ Humbjet nga pandemia dhe greva e autorëve, kinematë tërheqin audiencën
Për të rifituar shikueshmërinë kinematë në SHBA kanë gjetur forma të tjera përveç premierave të filmave. Ripublikimet, mini festivalet e filmit dhe shortetë me çmime si video-lojëra janë zgjedhjet kreative për të rikthyer qytetarët në ulëset e kinemasë.
Pandemia si dhe greva e aktorëve dhe skenaristëve ndikoi në humbje monetare të kinemave në mbarë botën.
Në SHBA, Evropë dhe një pjesë të madhe të Azisë viti 2023 u cilësua si goditje e thellë në biznes që prej kohës së pandemisë.
Megjithatë premierat e filmave Spider-Man, Barbie dhe Oppenheimer rritën shpresat pasi ishin pikërisht këto filma që thyen rekordet e Box Office për fitimet më të mëdha.
Ndonëse industria e kinematografisë i është rikthyer sërish punës, kinematë në mbarë botën po gjejnë mënyra të tjera për të rifituar audiencën.
Ripublikimet, mini-festivalet e filmit dhe shortet me çmime si video-lojëra janë zgjedhjet kreative për të rikthyer qytetarët në ulëset e kinemasë.
Në Teksas kreativiteti arriti majat, ku njerëzit mund të luanin videolojra teksa prisnin që hynin në sallat përkatëse të Regal Marqe.
Në Washington Alamo Drafthouse, një nga zinxhirët më të suksesshëm të teatrove zhvilloi një zinxhir premierash me klasiket e vjetra si Mumja, Titaniku apo edhe filma të tjerë fitues të Oscars.
Një tjetër truk që është përdorur nga kinematë e Hollyëoodit ishte dhe shpallja e shorteve ku me anë të numrit të biletës, qytetarët fituan veshje me emblemat e Marvel dhe Disney si dhe bileta udhëtimi në Miami të Floridas.
Por jo vetëm filma, një tjetër zgjedhje e teatrit të IMAX në Neë York rishfaqja e lojërave Olimpike ku për ditë me radhë, qytetarët shikonin momentet më të bukura.
Megjithatë viti 2024 dhe 2025 premtojnë të jetë vite masive në kinema: Superheronjtë do të kthehen në fuqi të plotë me versionet e reja të "Fantastic Four" dhe "Superman", filma nga autorë të dashur si Paul Thomas Anderson dhe Bong Joon Ho do të rikthehen për audiencat në mbarë botën.


