RREGULLA SHTESË PËR EMIGRIMIN/ PE voton sot ligjin për përshpejtimin e azilkërkimit
Votimi për legjislacion i ri për emigrantët në Parlamentin Evropian, është paraprirë me kritika dhe kundërshtime. Eurodeputet dhe aktivistë e kanë cilësuar marrëveshjen të cekët dhe se nuk ka në fokus politika që mbrojnë jetët e emigrantëve. Sot palët do të testojnë dhe se cila prej palëve ka shumicën
Parlamenti Evropian voton sot ligjet e reja që kanë të bëjnë me rishikimin politikës migracionit. Ylva Johansson, Komisionerja e Punëve të Brendshme tha se reformat synojnë ndalimin e emigrimit të paligjshëm.
“Ne kemi hequr tashmë shumë argumente nga e djathta ekstreme duke arritur këtë marrëveshje, shpresoj se do të marrim votën sepse ka qenë një rrugë e gjatë, një maratonë”, u tha ajo gazetarëve.
Mirëpo, paketa e parashikuar nuk është mirëpritur nga të gjithë eurodeputetët, e sidomos nga organizatat organizatave të shoqërisë civile.
Kritikët thonë se ajo nuk parashikon asnjë masë për mbrojtjen e emigrantëve, në një kohë kur qindra mijëra po humbasin jetët tragjikisht.
Është një nga praktikat më të këqija, kjo çfarë e djathta po kërkon dhe BE po e institucionalizon.
“A mund të gjejmë diçka më çnjerëzore? Legjislacioni ka të bëjë më shumë me ndalimin dhe dëbimin”, tha Stephanie Pope, eksperte e Oxfam për migracionin në BE.
Edhe eurodeputetja Malin Björk, nga partia e majtë suedeze iu bëri thirrje kolegëve që ta refuzojnë votimin , pasi ligjet kanë qenë me të meta që në fillim, sipas saj.
Paketa e gjerë e ligjeve, e propozuar për herë të parë në vitin 2018, është projektuar për të përshpejtuar proceset e azilit, me vendime për pranueshmërinë dhe kthimet e detyruara në vetëm 12 javë. Ligjet do të prezantojnë gjithashtu një sistem të unifikuar të kontrollit qendror në të gjitha pikat në kufirin e jashtëm të BE-së.
Ndërsa Greqia dhe Italia kanë kërkuar që vendet e mbingarkuara të kenë mundësinë t i zhvendosin emigrantët në një shtet anëtar, për shkak të procedurave.
Nëse miratohet, legjislacioni do të krijojë gjithashtu Eurodac, një bazë të dhënash qendrore që do t'i lejojë vendet anëtare të shohin nëse dikush ka aplikuar për azil në një vend tjetër.
Tentative për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale, në kërkim të një jete më të mirë, shpesh ka çuar në një fat tragjik për shumë emigrant. Njolla e zezë mbetet Mesdheu , ku nga vitin 2014 më shumë se 29,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur që nga viti 2014.


