Helikopteri rus rrëzohet në brigjet perëndimore të Krimesë, dyshohet se shkak është bërë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2024, 13:35
Helikopteri u rrëzua në brigjet e gadishullit të aneksuar, ndërsa Ukraina ka konfirmuar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
Sipas mediave të huaja, paraprakisht dyshohet se shkak për rrëzimin e helikopterit, të jetë bërë një mosfunksionim.
Helikopteri transportues-luftarak Mi-24 “Krokodil” është krijuar për të rritur fuqinë e zjarrit dhe lëvizshmërinë e njësive tokësore. Është prodhuar në mënyrë serike që nga viti 1971.
Mi-24 është eksportuar në më shumë se 30 vende dhe është ende një nga helikopterët sulmues më të zakonshëm në botë.
