Biden i kthehet Netanyahut: Po bën një gabim në Gaza. Ndërmerr hapa për armëpushimin

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka reaguar sërisht ndaj luftës në gaza duke shënuar një nga qasjet e tij më kritike në këto 6 muaj të nisjes së konfliktit. Ai e quajti një gabim, atë që Netanjahu po bën në Gaza teksa ngriti tonet duke kërkuar ndihma urgjente për civilët palestinezë.

Presidenti Joe Biden ka bërë një nga qortimet e tij më të ashpra për situatën e luftës në Gaza duke e përshkruar qasjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ndaj konfliktit si një "gabim".

Gjatë një interviste të transmetuar të martën tha se menaxhmi që ai i ka bërë situatës ka shkaktuar zemërim dhe zhgënjim në të gjithë Shtëpinë e Bardhë.

Biden i bëri thirrje Izraelit të bjerë dakord për një armëpushim dhe nuk e justifikon pengimin e ndihmave humanitare për civilët nga asnjë prej palëve.

“Unë kam folur me të gjithë, nga sauditët, jordanezët e egjiptianët. Ata janë të përgatitur për të hyrë brenda. Ata janë të përgatitur ta transferojnë këtë ushqim. Dhe mendoj se nuk ka asnjë justifikim për të mos siguruar nevojat mjekësore dhe ushqimore të atyre njerëzve. Duhet të bëhet tani”, tha Biden.

Por në një reagim të bërë më herët gjatë së martës, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se "asnjë forcë në botë" nuk do t'i ndalojë trupat izraelite të hyjnë në Rafah në Gazën jugore për të eliminuar njësitë e Hamasit që thuhet se janë atje.

Biden ka shënuar ndryshimin e politikës së tij ndaj Izraelit që pas vrasjes së 7 punonjësve vullnetarë në Gaza.

Në 48 orët e fundit kanë kaluar pikat e kontrollit 468 kamionë me ndihma. Numri I më i madh në gjashtë muajt që nga fillimi i konfliktit. Megjithatë, OKB-ja thotë se ishte ende shumë më pak se minimumi i nevojave humanitare.