E RËNDË/ Shpërthim në hidrocentral në Itali, ka viktima e të zhdukur

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, teksa një shpërthim në një hidrocentral i ka marrë jetën të paktën 3 personave.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bolonjës, ku sipas mediave italiane të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësuar djegie të rënda. Po ashtu, 7 persona rezultojnë të zhdukur, raporton TG COM.

Disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, dhe disa të tjerë janë transportuar me urgjencë në spitale. Ndërsa policia dhe ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kërkimet.