“Në rrezik nga ngrohja e oqeaneve”/ Studimi: Oktapodët humbasin shikimin, dhe reduktojnë numrin e pasardhësve

Një studim i fundit thotë se Oktapodët mund të humbasin shikimin dhe të kenë vështirësi për të mbijetuar deri në fund të këtij shekulli nëse temperaturat e oqeanit vijojnë të ngrihen me këtë ritëm.

Oktapodët mund të humbasin shikimin dhe të kenë vështirësi për të mbijetuar deri në fund të këtij shekulli nëse temperaturat e oqeanit vijojnë të ngrihen me këtë ritëm.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se oktapodët përshtaten lehtësisht, por një studim i fundit ka zbuluar se stresi për shkak të nxehtësisë po sjell pasoja tek ta.

Oktapodëve po u dëmtohet shikimi, si edhe po u ulen mundësitë që të riprodhohen.

Humbja e shikimit mund të ketë pasoja të rënda për oktapodët sepse ata mbështeten shumë në këtë shqisë që të mund të mbijetojnë.

Rreth 70% e trurit të oktapodit i dedikohet shikimit dhe luan rol thelbësor për komunikimin dhe dallimin midis grabitqarëve dhe presë.

Studiuesit i ekspozuan oktapodët para riprodhimit ndaj tre temperaturave të ndryshme: 19 gradë Celsius, 22 gradë që përngjan me temperaturat mesatare gjatë verës dhe 25 gradë që mendohet se do të arrijnë temperaturat në vitin 2100.

Oktapodët e temperaturës 25 gradë prodhonin më pak proteina që janë përgjegjëse për shikimin krahasuar me të tjerët.

Temperaturat e larta lidheshin gjithashtu me rritjen e numrit të të vegjëlve që nuk arrinin të mbijetonin. Vezët e dy nga tre oktapodët e vendosur në temperaturën 25 gradë Celsius nuk çelën.

Kërkuesit thanë se kjo lidhej edhe me ngordhjen e nënave ndërsa vezët ishin në fazat e hershme të zhvillimit.

Më pak se gjysma e vezëve të vendosura në 25 gradë, çelën. Nëna e tyre shfaqi “shenja të dukshme stresi” që nuk u panë te të tjerat që jetonin në temperatura më të ulëta. Të porsalindurit treguan “stres të lartë termal dhe thuajse nuk ka gjasa që të arrijnë pjekurinë”.