Sherr mes adoleshentëve në Vlorë, 2 përfundojnë në spital, 5 në polici
Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një berberhane në Vlorë.
Sherri ka ndodhur fare pranë qendrës të qytetit.
Si pasojë e sherrit, janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen, Policia e Vlorës ka shoqëruar 5 persona.
Dyshohet se në sherrin masiv janë përfshirë 12-13 persona.
Njoftimi:
Vlorë/Informacione paraprake
Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
-
Rreth orës 14:00, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, është gjetur në banesën e saj, pa shenja jete, shtetasja S. K., 71 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja rasteve.
