Shkëlqimi dhe rënia e Nënkampionit të Botës/ Nga problemet me drogën te dhuratat që i bëri Fatos Nano, Ilir Suli i thotë të gjitha

Në një rrëfim për podcastin M’Kujto në radio RASH në NEWS24 ish kampioni i peshëngritjes Ilir Suli tregoi për miqësinë me Fatos Nanon dhe dhuratën që ai i bëri kur Suli u shpall nënkampion bote.

“Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe një shtëpi, ishte kryeministër në atë kohë.

Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruits”- tha Suli për Fitstation.

Për herë të parë Suli tregoi për moderatoren Çenkuela Hasa se si droga kishte ndikuar në jetën e tij dhe karrierën sportive.

“Përdornim ndonjë cigare hashash, por na dëmtonte shumë si nga na psikologjike por dhe koha për t’u kthyer sërish. Ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me fenomenim dhe nuk kishim informacion", tha ai. /BW