Viareggio mirëpret turneun e futbollit "Pisa World Cup", Tirana Young Stars në finale me U-15
U zhvillua në Viareggio të Italisë turneu i futbollit "Pisa World Cup", ku morën pjesë 50 shoqata dhe shkolla futbolli nga e gjithë Europa të shpërnadra në 116 skuadra.
Nga një total prej 2200 lojtarësh, vajza dhe djem të ndarë në 9 kategori, u zhvilluan 217 ndeshje dhe spektakli nuk mungoi.
Organizatorët kishin menduar në detaje për këtë ngjarje tepër intereste, duke e kthyer në një festë të vërtetë sportive.
Shoqata “Tirana Young Stars”, e drejtuar nga trajnerët Edmond Ruço, Pavli Buneci dhe Xhino Duka, u përfaqësua me 3 grupmosha U-11, U-13 dhe U-15, por rezultatin më të mirë e mori me ekipin U-15, që shkoi deri në finale.
Përballë Tirana Young Stars U-15, ishte Juvestabia e Napolit, një ekip shumë i fortë, ku gjithçka u vendos pas gjuajtjeve të penalltive, të cilat i buzëqeshën vendasve.
Sipas formulës së turenut, U-11 e drejtuar nga trajneri Edmond Ruço, u pozicionua në ekipet e 3-ta më të mira, ndërsa grupmosha U-13, u rendit e 9-ta.
Në çdo fushë dhe ndeshje fëmijët u takuan dhe biseduan me bashkatdhetarët e tyre duke krijuar edhe miqësi të reja.
Mbështetja për ekipet shqiptare ishte për t’u vlerësuar, pasi shqiptarët që jetojnë aty ishin prezent. Por gjithashtu përkrahja nuk mungoi as nga skuadra lokale dhe të huaja.
Turne të tillë janë tepër të rëndësishëm, jo vetëm për të t’u përballur me moshatarët dhe fituar eksperiencë ndërkombëtare, por edhe për t’u socializuar dhe përjetuar një fundjavë ndryshe. Eventi zgjati nga 29 marsi deri në 1 prill.
