Nesër, supersfida Real - M.City, Ancelotti: Tashmë jemi ndryshe nga viti i kaluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2024, 22:08
Tekniku Carlo Ancelotti ka folur para takimit që ekipi i tij Real Madrid do të zhvillojë ditën e nesërme (e martë) ndaj Manchester City për fazën 1/8 të Champions League në ”Santiago Bernabeu”.
Në konferencën me gazetarët italiani foli edhe për kundërshtarin e tij, Pep Guardiola.
”Ai di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij, ai iv endos qëndër mbrojtësit të luajnë si mbrojtësit e krahut.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo.
Nuk e kam zbuluar formacionin me lojtarët ende, kam vetëm një dyshim. Nesër do të informoj ekipin”, tha Ancelotti.

