Cafu: Lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur? Padyshim Ronaldinho, pastaj vinë Ronaldo dhe Totti
Ish-mbrojtësi i Milan-it, Cafu ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane ku ka folur për tema të ndryshme.
Për Cafu lojtari më i fortë me të cilin ka luajtur ka qenë padyshim Ronaldinho, ndërsa më pas sipas tij vijnë Ronaldo fenomeni dhe më pas Totti.
“Më i forti nga të gjithë, me të cilin kam luajtur është padyshim Ronaldinho.
Ajo që e pashë të bënte me topin është e pashpjegueshme.
Pastaj vjen fenomeni Ronaldo.
Nëse nuk do të ishte lënduar do të kishte thyer çdo rekord. I treti?
Ndjehem në një situatë aspak të mirë tani sepse kam luajtur me njerëz shumë të mirë e të fortë.
Nga Shevchenko te Rivaldo, Seedorf, Pirlo, Totti etj, janë kaq shumë.
Madje për një kohë mendoja se Pato mund të bëhej qendërsulmuesi më i fortë në botë.
Nëse vërtet duhet të them një emër, unë do të zgjedh Totti-n. Po, Francesco e meriton”-deklaroi Cafu.
