Dueli direkt për ''Final Four'' mbyllet në paqe, Skënderbeu i reziston Tiranës me 10-të lojtarë

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët sot në një barazim pa gola në një ndeshje mes dy pretendentëve direkt për pjesëmarrjen në “Final Four”.

Një barazim që ka ardhur edhe pse Skënderbeu për pjesën më të madhe të ndeshjes luajti me 10 lojtarë.

Kartoni i kuq i Rabiu në minutat e parë të sfidës i dha një avantazh Tiranës, por në fakt ishin vendasit ata të cilët kërkuan në pjesën e parë më me ngulm golin.

Liço kishte mundësinë e artë të shënonte, por shpërdoroi një penallti, i ndalur nga Kozi.

Në pjesën e dytë, Tirana fitoi terren e provoi disa herë që të kalonte portierin Alia, pa sukses.

Kështu, palët u ndanë me një barazim që i lë të dy skuadrat jashtë katërshes së parë, por plotësisht në garë për atë objektiv.