"Gërdeci"/ GJKKO administron procesverbalin e dëshmisë së Luan Hoxhës, Mediu kundër: Shefi i Shtabit duhet patjetër të japë përgjigje

Gjykata e Posaçme vendosi sot të administrojë procesverbalin e dëshmisë së ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha në gjyqin ku ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me masakrën e Gërdecit.

Vetë Mediu e kundërshtoi duke kërkuar një video-dëshmi me të. Jashtë ambienteve të GJKKO-së, Mediu tha se është qartësisht tentativë për të mos e marrë në pyetje.

“Se çka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë. Se kush janë përgjegjësitë ligjore të ministrit, këtë duhet të provojë sot prokuroria, të paktën me provat shkresore që bie.

Unë dua të analizoj ekspertizar, qoftë që kanë bërë ekspertët amerikanë dhe kjo nuk ka lënë një mundësi që u lexua gjatë nga ana e prokurorit për të provuar idenë e karrocës.

Ka lënë pesë mundësi të shkaqeve të shpërthimit dhe duhej bërë eksperimenti për të provuar sa qëndronte një shkak apo një shkak tjetër. Dhe mendoj se është një proces gjyqësor për të provuar të vërtetën.

Nuk u bë herën e parë e parë, shpresoj që duhet marrë në konsideratë në këtë proces. Duket qartësisht ata që janë dëshmitarë kryesorë nuk kanë pranuar të pyeten.

Shefi i shtabit duhet patjetër të japë përgjigje disa pyetjeve për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Nuk është kaq e vështirë për të gjetur adresën e një qytetari në SHBA”, tha Mediu për gazetarët. 

Më 15 mars 2018 nga shpërthimi i një punisheteje demontimi të armëve humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën.