Shabani: Në zgjedhjet e 2021-it ishin 3-4 subjekte të reja politike, sot nga ato zgjedhje është vetëm Nisma Thurje
Endri Shabani nga Nisma ‘’Thurje’’ i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në zgjedhjet e 2021 morën pjesë 3-4 subjekte të reja politike, ndërsa sot është vetëm Nisma Thurje nga ato zgjedhje.
Shabani: Ajo që është e rëndësishme është se ne do duhet të krijojmë mekanizma filtri.
E para, një pjesë e atyre që kanë zhgënjyer, kanë zhgënjyer se nuk kanë pasur durim.
Nëse ka pasur një gjë që ne si Nisma Thurje kemi treguar është se kemi treguar durim dhe besim dhe kemi rezistuar.
Morëm pjesë në 2021, ishim tre apo katër subjekte të reja.
Sot është vetëm Nisma Thurja nga ato zgjedhje.
Kjo kërkon një lloj qëndrueshmërie.
Këtu dallojmë ne nga të tjetrët.
Të tjerët janë dorëzuar dhe e kanë lënë në mes.
Shumë të rinjë që janë futur në politikë kanë qenë makiazh për një trup të vjetër.
