Gjergji: Thellohet kriza në QSUT, qeveria hesht

Deputetja e PD-së Zheni Gjergji në postim në rrjetet sociale është shprehur se po thellohet kriza në QSUT, ndërsa qeveria hesht. 

Postimi i Gjergjit:

Thellohet kriza në QSUT, qeveria hesht!

Sot në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësinë risollëm në vëmendje, krizën e QSUT, dhe mosfunksionimin normal të disa reparteve jetike, prej muajsh.

Debati për seancën dëgjimore të kërkuar nga deputetët e opozitës në lidhje me situatën në Urgjencën e QSUT, u pasua sërish me heshtje e mosmbajtje përgjegjësie nga qeveria.

Prej 2 muajsh, Urgjenca Polivalente e QSUT nuk jep shërbim për shkak të një zjarri që përfshiu katin -1 të godinës.

Nuk mjafton vetëm kjo, por duke gdhirë e premtja, e datës 05 mars, Shërbimi i Reanimacionit, QSUT nuk ka patur energji elektrike për disa orë, duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientëve.

Angazhimi i mjekëve ka qenë maksimal duke bërë të mundur kujdesin.

Defekt pas defekti, e krizë pas krize, aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë.

Pasojat e një menaxhimi skandaloz e jo transparent, që cënon rëndë shërbimin dhe jetën e qytetarëve