''Kur pushteti është i fortë, shteti është i dobët'', Soko: Sot kemi Ramën, nuk kemi institucione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2024, 22:15
Pano Soko nga Nisma ‘’Thurje’’ i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se kur pushteti është i fortë, shteti është i dobët.
Soko: Ne kemi sot defiçit në demokraci.
Kur pushteti është i fortë, shteti është i dobët.
Kur njëshi është i fortë, shteti, institucionet dhe ligji është i dobët.
Sot kemi një Edi Rama, nuk kemi institucione.
Sot Edi Rama është drejtor dogane, është ministër i financave.
Sa herë që pushteti fuqizohet, kostoja vjen në kurriz të shtetit.
Duam një kryeministër të dobët, kjo është thirrja nën zë e popullit.
Cili është mekanizmi politik për të pasur një kryeministër të dobët?
Është një demokraci e madhe, pjesëmarrës sa më shumë, koalicion.
