Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit nxorri edhe fitues moral

Gjysmë Maratona e Gjelbër e Beratit “Berat Green Half Marathon 2024” bëri bashkë në qytetin e bukur të UNESCO-s, 400 sportistë profesionistë dhe amator, nga 30 shtete të botës.

Maratona nisi paraditen e së dielës në qendër të qytetit dhe pjesëmarrësit iu nënshtruan dy garave, sipas përzgjedhjes së tyre.

Sfida më e gjatë ishte ajo prej 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër, 10 km.

Në të dyja garat e Maratonës vrapuesit përshkruan itinerare të ndryshme, duke shijuar pamjet piktoreske dhe muzeale të qytetit të Beratit.

Në garën prej 21 km i pari në finish mbërriti 21-vjeçari Nikola Bedini lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit.

Ndërsa garën prej 10 km e fitoi kampionia e atletikes, Luiza Gega, ndërkohë që çmimin e “maratobomakut” e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi.

Por kjo maratonë nxorri edhe fitues moral, si dhe secili nga pjesëmarrësit thyen rekorde personale.

Juri Hoxha është nga pjesëmarrëset e cila përfundoi me sukses 10 km për 49 minuta.

“Një eksperiencë që përmirësohet çdo vit”, shkruan Juri në postimin në Facebook.

Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit nxorri edhe fitues moral