Dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 40-vjeçari në Kapshticë i shpallur në kërkim

Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim pasi dhunoi bashkëshorten e tij, u arrestua në Kapshticë, në tentativë për tu larguar nga Shqipëria. 

Njoftimi:

Qarku Korçë

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytet, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.