“Kinemaja në rajone” çon në Gjirokastër filmin “Një jetë me ty” të Erion Kames
“Një jetë me ty”, filmi me metrazh të gjatë i regjisorit Erion Kame, u shfaq për publikun në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës, në kuadër të projektit “Kinemaja në Rajone”, si një bashkëpunim mes Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) dhe qendrës “Cinespia 67”.
Filmi trajton ngjarje nga jeta e përditshme e një çifti të martuar prej 10 vitesh, që tregojnë historinë e marrëdhënies së tyre, në krizë.

Situata ndërlikohet edhe më shumë dhe shkon deri në proces divorci, por koha tregoi të kundërtën.

Sa më shumë kohë që kalojnë larg njëri-tjetrit, aq më tepër i bën të rizbulojnë njëri-tjetrin dhe të marrin një vendim të ri për fatin e tyre dhe të fëmijëve.
Filmi u mirëprit me interes nga publiku gjirokastrit. COD njoftoi se më 12 prill ky film do shfaqet edhe për publikun e qytetit të Përmetit.

