VIDEO/ Lezhë, ''plasin'' minat sheshit. Nga janari janë kapur 8 mina, C4 dhe municione
8 mina me telekomandë dhe gati për shperthim janë kapur nga policia e Lezhës nga fillimi i janarit.
Përvec këtyre lëndëve plasese policia ka sekuestruar edhe eksploziv dhe dhe municone të tjera.
Rasti i fundit u regjistrua këtë të diele, ku një 45-vjeçari iu kapën 4 mina.
4 mina gati për shpërthim.
Policia e Lezhes ia doli të parandalonte dhe një tjeter ngjarje në qytetin verior.
Akil Kalija i moshës 45 vjeçare po kryente trasporimin e këtyre lëndve plasese e ndërsa të gjitha levizjet e tija ishin të monitoruara nga hetuesit.
Sipas të dhënave ai ishte nisur nga Lura në drejtim të Rrëshenit ku besohet se do ishte destinacioni i fundit i 45 vjeçarit.
Policia dyshon se 4 mina do të shiteshin pikërisht në qytetin e Mirditës për të cilën po kryen verifikimme për të zbuluar blerësin e ktyre bombave.
Gjatë kontrollit të banesën në Lurë të 45 vjeçarit iu gjetën edhe armë zjarri dhe municione të tjera.
Pak javë më parë Policia e Lezhës ndaloi edhe 34 vjecar i identifikuar si Arkli Selimi nga Fushë Kruja.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën 2 mina të monutara me telekomandë, c4 si dhe materiale për montimin e bombave.
Ai heshti para policise por dyshimet janë se edhe 24 vjecari synim kishte pikërisht shitjen e tyre.
Operacioni i rradhës i policisë së Lezhës ndodhi në 24 janar.
Marian Gjoka po qëndronte në pritje të blerësit të dy lëndëve plasese, por aty u afrua vetëm policia për të cilën kreu arrestimin ne flagrance.
Prej fillimit të vitit policia e Lezhës ndodhet në alarm pasi deri më tani janë sekuestruar 8 mina me telekomandë, kallp tritoli dhe ssasi të tjera municioni.
