Sherr mes dy personave në Shkodër, njëri qëllon me armë në ajër dhe largohet nga vendngjarja
Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para për të shtënat me armë zjarri në Shkodër.
Sipas policisë, gjatë konfliktit mes dy personave, njëri prej tyre ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po punon për kapjen e shtetasit E.Ç që dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar.
Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
