Aksidentohet me motor turisti çek në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 14:58
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur Ura e Gajdarit. Martin Barta, 36-vjeç, turist çek, duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur.
Turisti është dërguar në spitalin e zonës, por për shkak se ka thyerje të vertebrave lumbare L4 L5 dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
