FOTO+VIDEO/ “Braktisin” Tiranën, por përplasen në rrugë. 2 të plagosur në aksin e Elbasanit, Tiranë-Durrës bllokohet nga aksidenti i 4-fishtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 13:50
Rikthimi i fundjavës ka rikthyer dhe aksidentet rrugore në akset që lidhin Tiranën me qytetet e tjera.
Kështu një aksident i rëndë është shënuar në aksin Tiranë – Elbasan, në afërsi të zonës së TEG-ut.
Si pasojë e përplsjes së makivane mësohet se dy persona janë plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Ndërkaq, një tjetër aksident i katërfishtë ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës këtë të shtunë.
Aksidenti mes katër makinave ka krijuar radhë të gjata trafiku, ndërsa nuk dihet ende shkaku dhe nëse ka të lënduar nga përplasja e katër makinave.

Trafiku në aksin Tiranë - Durrës

