Koçiu takim me ambasadorin britanik: Rritje e bashkëpunimit në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 16:13
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.
Gjatë takimit Koçiu dhe King-Smith diskutuan për vijimin dhe rritjen më tej të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Ministrja Koçiu tha se “theksuam rëndësinë e shkëmbimit të përvojave të ndërsjella për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve”.