Balliu denoncon korrupsionin në bashkinë Tiranë: Nesër në orën 11:00 në protestë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 15:38
Koordinatori i rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale denoncoi korrupsionin në nivelet e larta.
Postimi i Klevis Balliut:
Edhe pse Veliaj e ka pranuar vetë që është koka e organizatës, SPAK nuk vepron.
Përsëri po vërtetohet që Sali Berisha kishte të drejtë.
Skapi i partisë do të mbrojë organizatat kriminale të partisë deri në fund.
Kur dhunohet ligji, kur dhunohet shteti, kur dhunohet demokracia, radhën e ka populli.
Nesër në orën 11:00, të gjithë tek bashkia Tiranë për të shpëtuar qytetin nga kthetrat e krimit të organizuar.
