Mandati i Xhaçkës, deputeti i PS-së: Vendos Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, prisni ditën e hënë

Deputeti i PS-së, Klevis Xhoxhi në një intervistë në Ora News u shpreh se për mandatin e Olta Xhaçkës do vendosë këshilli i rregullores dhe mandateve i cili do mblidhet ditën e hënë.

Xhoxhi: Më vjen mirë që opozita pas disa muaj më në fund u dakordësua për kalimin në seancë plenare të projektligjit për amnistinë penale.

Ky akt është depozituar në Kuvend që në muajin dhjetor dhe vetëm sot pas një dakordësie mes dy grupeve parlamentare të PS dhe Rithemelimit, është bërë e mundur futja në rendin e ditës për të kaluar projektligjin për amnistine penale.

Kuptohet që palët kanë paraqitur edhe disa amendamente të cilat pas diskutimit të projektligjit, besoj shumë se do gjejë miratimin nga ana e gjithë deputetëve për të kaluar këtë amnisti.

Unë mendoj se këtu nuk ka të fituar politikisht nga krahu i djathë apo nga krahu i majtë.

Ato që përfitojnë janë të dënuarit që mezi presin të miratohet kjo amnisti.

Nuk besoj se ka përifitim nga e majta apo nga e djathta.

Vullneti i mazhorancës është që të zbulohet e vërteta, të zbatohet ligji për komisionet hetimore.

Nuk besoj që Kuvendi refuzon të mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kuvendi ka edhe institucionet e veta dhe një ndër to është edhe i Rregullores dhe mandateve, i cili dje kryetarja e komisionit në konferencën e kryetarëve e deklaroi qartë që cështja do i kalojë këshillit të rregullores dhe mandateve i cili do të mblidhet ditën e hënë dhe prisni edhe pak për të pritur ditën e hënë dhe të shikoni se cfarë do ndodhi në këshillin e mandateve.